Placeholder text
Revista Letrare
0 - Default Title
Description
Në kritikë, Dritan Kiçi formulon një poetikë të leximit të rreptë te: "Për poezinë që dua të lexoj".
Poezia sjell një hark zërash nga Mesdheu në Amerikën e Veriut: Azgan Berbati, Kiki Dhimula, Jorgos Seferis, Gaston Miron, Petraq Risto, Fatos Arapi, Alban Tufa.
Në prozë kemi një kalim interesant nga alegoria moderne te rrëfimi personal: Agron Tufa me "Vetëvrasja e tjetrit"; Kamel Daoud me "Minotauri 504" (përkthyer nga Fatmira Ahmetaj); Faruk Myrtaj me dy tregime, "Heshtja e gjatë shndërrohet në bust" dhe "Gjëra të bukura të kësaj bote"; një portret kritik i Harold Bloom për Ernest Heminguej (përkthyer nga Elvana Zaimi¿Tufa); dosieri për Ivo Andriç, "Një pesimist me fytyrë kthyer nga jeta", përgatitur nga Arbër Ahmetaj, mban brenda edhe dy proza të shkurtra: "Rrëfenjë japoneze" dhe "Figurat". Më tej, Mehmet Elezi me "Kthehu në shtator!"; Ylli Demneri me "Skica"; dhe Arbër Selmani me "Transparent".
Rubrika "Kujtesë" në nder të shkrimtarit Fatos Arapi, u përgatit nga Arben Iliazi.
Materialet e këtij numri janë përkthyer mjeshtërisht nga: Elvana Zaimi¿Tufa, Fatmira Ahmetaj, Armela Hysi, Harrallamb Fandi dhe Flurans Ilia.Ky numër fokusohet te dinjiteti i fjalës dhe ngulmimi për kuptim: tekste që shmangin bujën dhe të ftojnë në një lexim të gjatë, të kthjellët, sa intim aq edhe publik, si vetë vjeshta.
Product details
- Binding:
- Paperback
- Number of Pages:
- 156
- Release Date:
- 2025-09-15
- Publication Date:
- 2025-09-15
- Publisher:
- Revista Letrare
- ISBN10:
- 2390690521
- ISBN13:
- 9782390690528
- GPSR Manufacturer Reference:
- [email protected]
- Weight:
- 237 g
- Height:
- 152 cm
- Width:
- 229 cm
- Thickness:
- 9 cm
Currently sold out