Placeholder text

Sublime Asht Liria

Sublime Asht Liria

0 - Default Title
Description
Sublime asht liria " një vëllim i ri poetik i autores Marjana Bulku sjell mesazhe të forta mbi lirinë, moslirinë, abuzimet me lirinë. Përsiatjet poetike sjellin botëzën shpirtrore që ndjen, jeton dhe reflekton mbi problematikat që përjeton një shoqëri që lind dhe mbyt liritë e veta si rezultat i mungesës së edukimit dhe bashkëjetesës me lirinë.Midis përjetimit dhe kujtimeve, mospajtimit dhe kundërshtimit të së keqes dukshëm prevalon një shpirt i lirë në antagonizëm sistematik me të keqen që bëhet natyrshëm edukues dhe promovues i të drejtave reale që i duhen mjedisit shoqëror në një botë globale që jo pak herë predikon liri të gabuara (siç i cilëson autorja) Antikonformizmi shpërfaq konture të qarta lirie në horizonte të mjergullta ku e drejta e ka të vështirë t'ju ndriçojë shoqërive të brishta udhët.Prandaj në udhëkryqe të tilla liria dhe shpirtrat e lirë bëhen domosdoshmëri.Autorja sjell sublimen liri përmes përjetimeve personale dhe pjekurisë profesionale në vargjet e këtij publikimi të radhës.
Product details
Binding:
Paperback
Number of Pages:
158
Publication Date:
2025-12-08
Publisher:
Marjana Bulku
ISBN13:
9798990171121
Weight:
259 g
Height:
127 cm
Width:
203 cm
Thickness:
10 cm
Currently sold out