{"product_id":"musabelliu-ornela-revista-letrare-9782390690528","title":"Revista Letrare","description":"Numri i vjeshtës i Revistës Letrare hapet me një bisedë të thellë mes Arta Markut dhe Eleana Zhakos, ku fjalia: \"E vetmja gjë absolute është relativja\", vendos boshtin e intervistës.\n\u003cbr\u003e\nNë kritikë, Dritan Kiçi formulon një poetikë të leximit të rreptë te: \"Për poezinë që dua të lexoj\".\n\u003cbr\u003e\nPoezia sjell një hark zërash nga Mesdheu në Amerikën e Veriut: Azgan Berbati, Kiki Dhimula, Jorgos Seferis, Gaston Miron, Petraq Risto, Fatos Arapi, Alban Tufa.\n\u003cbr\u003e\nNë prozë kemi një kalim interesant nga alegoria moderne te rrëfimi personal: Agron Tufa me \"Vetëvrasja e tjetrit\"; Kamel Daoud me \"Minotauri 504\" (përkthyer nga Fatmira Ahmetaj); Faruk Myrtaj me dy tregime, \"Heshtja e gjatë shndërrohet në bust\" dhe \"Gjëra të bukura të kësaj bote\"; një portret kritik i Harold Bloom për Ernest Heminguej (përkthyer nga Elvana Zaimi¿Tufa); dosieri për Ivo Andriç, \"Një pesimist me fytyrë kthyer nga jeta\", përgatitur nga Arbër Ahmetaj, mban brenda edhe dy proza të shkurtra: \"Rrëfenjë japoneze\" dhe \"Figurat\". Më tej, Mehmet Elezi me \"Kthehu në shtator!\"; Ylli Demneri me \"Skica\"; dhe Arbër Selmani me \"Transparent\".\n\u003cbr\u003e\nRubrika \"Kujtesë\" në nder të shkrimtarit Fatos Arapi, u përgatit nga Arben Iliazi.\n\u003cbr\u003e\nMaterialet e këtij numri janë përkthyer mjeshtërisht nga: Elvana Zaimi¿Tufa, Fatmira Ahmetaj, Armela Hysi, Harrallamb Fandi dhe Flurans Ilia.Ky numër fokusohet te dinjiteti i fjalës dhe ngulmimi për kuptim: tekste që shmangin bujën dhe të ftojnë në një lexim të gjatë, të kthjellët, sa intim aq edhe publik, si vetë vjeshta.","brand":"Revista Letrare","offers":[{"title":"Default Title","offer_id":53761346208086,"sku":null,"price":0.0,"currency_code":"EUR","in_stock":false}],"thumbnail_url":"\/\/cdn.shopify.com\/s\/files\/1\/0925\/5829\/5382\/files\/product_image_9782390690528_1.jpg?v=1781799684","url":"https:\/\/www.momoxbooks.com\/products\/musabelliu-ornela-revista-letrare-9782390690528","provider":"momoxbooks","version":"1.0","type":"link"}